30-vjeçari nga Kosova plagos rëndë me thikë policin në Ulqin

Policia ka arrestuar një shtetas të Kosovës në Ulqin, pasi që i njëjti dyshohet se natën mes së shtunës dhe të dielës, ka sulmuar një polic para lokalit “H20” në qytetin bregdetar.


“Vijesti” sot ka raportuar se bëhet fjalë për 30 vjeçarin, Erblin Rrustemaj, i cili dyshohet se e ka sulmuar policin Miradin Paljevic.

Prokurori Faruk Resulbegovic ka urdhëruar që Rrustemaj të mbahet në paraburgim për 72 orë.

Rrustemaj dyshohet se e ka therur me një mjet të mbrehtë policin Paljeviç.

Pas kryerjes së këtij krimi, Rrustemaj dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes, por që u arrestua disa orë më vonë nga policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *