Ballkani do të niset sonte për Kazakistan për të luajtur ndeshjen e Conference League ndaj Astanas.
Kjo sfidë luhet të enjten, ndërsa skuadra suharekase do të niset tre ditë më herët për të qenë sa më të gatshëm për këtë përballje.
“Kemi hyrë në javën ku do të zhvillojmë një ndeshje jashtëzakonisht të rëndësishme në UEFA Europa Conference League.
Të enjten në “Astana Arena” e zhvillojmë përballjen e dytë ndaj Astanas, në kuadër të rrethit të katërt në grupin C.
Skuadra niset sonte për Kazakistan, kurse ndeshja zhvillohet më 9 nëntor me fillim në orën 16:30 me kohën tonë, derisa në 21:30 me orën lokale në Astana” thuhet në njoftimin e Ballkanit.