Një punëtor ka vdekur në vendin e tij të punës në fshatin Radoniq të Gjakovës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, tha se rasti ka ndodhur sot rreth orës 11:20.
“Sot rreth orës 11:20 jemi njoftuar se viktima mashkull i moshës madhore pas një çrregullimi fizik të ndodhur në fshatin Radoniq, ishte dërguar në gjendje të rënduar shëndetësore në spitalin rajonal në Gjakovë ku edhe ka ndërruar jetë (sipas personelit mjekësor viktima ka pësuar infarkt)”, tha ai.
Elezaj bëri të ditur se lidhur me ngjarjen policia ka kryer procedurat e nevojshme si dhe është njoftuar prokurori i shtetit, ku me vendim të tij, trupi i pajetë i viktimës ju është liruar familjarëve.