Dedaj në Hagë: Serbia mi ka vrarë 12 anëtarë të familjes

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj po dëshmon në Hagë në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Ish krerët e UÇK-së po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.Dedaj në deklaratëm e tij ka thënë se gjatë luftës, Serbia ia ka vrarë 12 anëtarë të familjes në mesin e tyre dhe dy fëmijë.

“Serbia mi ka vrarë 12 anëtarë të familjes, prej tyre dy të mitur, Nikollën 15-vjeçar dhe Lindonin 14-vjeçar”- ka deklaruar Dedaj.Ish-ambasadori Gjergj Dedaj është ftuar javën e kaluar në cilësinë e dëshmitarit që të dëshmojë në procesin ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *