Mbingarkesa me udhëtarë| I bie të fikte një personi në autobusin e Trafikut Urban

Një personi të moshës madhore i ka rënë të fiktë në linjën 1 të Trafikut Urban në kryeqytet.

Kështu bëjnë më dije nga faqja “Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë”.

Kjo sipas tyre ka ndodhur për shkak të ngarkesës me qytetarë brenda autobusit.

Mes tjerash, ata kanë kritikuar udhëheqësit e Trafikut duke iu thënë se më mirë do të ishte të koncentroheshin tek infrastruktura sesa tek “ofertat”.

Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:

Per shkak te mbingarkeses se njerzve e kallabllakut nje djali te moshes madhore i ra te fiket ne autobusin 1-sh

Nuk ka nevoje me bo oferta per perdorimin e Trafiku Urban Prishtinë perderisa ska infrastrukture te mjafuteshme mi plotesu nevojat per qytetaret!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *