Mohoi se është anëtarë i VV-së, Maqedonci shihet prapë në mbledhje të partisë

Dje është mbajtur mbledhja e Lëvizjes Vetëvendosje me pikat e saj nëpër Kosovë.

Ministri i Ministrisë së Mbrojtjes, Ejup Maqedoncin shihet në rend të parë në këtë mbledhje e që zyrtarisht nuk është deklaruar publikisht se është pjesë e ndonjë partie, kjo e bëri të çuditshëm praninë e tij në mbledhjen e VV-së, shkruan Gazeta Neutral.

Maqedonci i cili tash e dy muaj është emëruar në pozitën e të parit të ministrisë së Mbrojtjes, u pa i ulur në rreshtin ku ishin edhe ministra të tjerë të cilë dikur ishin aktivistë të Lëvizjes.

Si përherë, në rresht të parë s’kishte se si të mungonte edhe ‘koka e VV-sê’, Dejona Mihali, e cila është koordinatore e komiteteve në VV e që fuqia e saj është e jashtëzakonshme brenda partisë.

Maqedonci në një intervistë për “Kallxo Pernime”, mohoi të jetë pjesë e ndonjë partie politike, anipse ju përmendën Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Guxo, parti këto që janë në bashkëqeverisje.

“Me cilën parti je, me Faton Pecin a me Albin Kurtin, me cilën je?”, u pyet ministri.

“Në fakt unë jam ministër i Mbrojtjes që drejtohet nga Lëvizja Vetëvendosje. Nuk jam anëtar i LVV-së”, u shpreh Maqedonci

Kur u pyet se a do të bëhet anëtar i VV-së, ai u shpreh: “Nuk mund të them…unë e kam për synim përfundimin e mandatit si ministër..”

Ndërsa e la të hapur mundësinë për të kandiduar në zgjedhjet e ardhshme.

“Ende nuk e kam marrë atë vendim, mirëpo nuk është e çuditshme të shihemi edhe në zgjedhje”, përfundoi Maqedonci.

Kujtojmë se ministri i Ministrisë së Mbrojtjes kishte marrur pjesë edhe në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të parties së LVV-së.

/Gazeta Neutral.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *