Një 28-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me armë në Belgjikë. Mësohet se Ilir S. është qëlluar për vdekje nga një person, i cili u arrestua pak orë më pas nga policia.
Shqiptari është qëlluar me 6 plumba. 28-vjeçari ishte i martuar dhe babai i një fëmilje.
Ai punonte si hidraulik dhe kishte grupin e tij të punës. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Sipas mediave belge, shqiptari është vrarë në rrugë, pranë motoçikletës së tij, ku ai po priste një person.