“Kosova dhe Kuvajti po vazhdojnë bashkëpunimin e shkëlqyeshëm në fushën e mbrojtjes, falë Marrëveshjes për Statusin e Forcave të Armatosura mes dy shteteve”.
Kështu ka deklaruar ambasadori i Kosovës në Riad, Lulzim Mjeku, i cili është edhe ambasador jorezident në Kuvajt.
Ambasadori Mjeku, në Kuvajt vizitoi Kolegjin Ushtarak “Mubarak Al Abdullah” dhe u prit nga komandanti i Shtabit të Përbashkët, gjeneralbrigade Faisal Al Shemmari.
Ambasadori Mjeku, gjithashtu takoi majorin e FSK-së Egzon Haxhiaj, i cili gjendet në studime të avansuara në Kuvajt.
Në vitin 2021 Kosova e dërgoi në Kuvajt misionin e parë ndërkombëtar ushtarak në historinë e saj.