Mosregjistrimi i popullsisë, çka po tentohet të fshehet?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në tetor kishte deklaruar se regjistrimi i popullsisë do të nis më 1 nëntor, megjithatë kanë kaluar 6 ditë prej kur ka nisur muaji i 11-të dhe nuk kanë nisur ende procedurat për të marrë të dhënat e sakta për numrin aktual të banorëve, shkruan Gazeta Neutral.

Ky operacion do të ndihmonte në hartimin e politikave të mirëqenies sociale dhe të zhvillimit të qëndrueshëm në vitet në vazhdim.

Por, regjistrimi i popullsisë mund të mos ndodhë sepse llogaritet që në Kosovë nuk janë mbi 1.5 mln banorë.

Ndërsa, gjendja ekonomike e jostabiliteti politik po e shtyen popullsinë që ta lëshojë Kosovën.

Në bazë të informative të Neutral.al, mbi 19.000 bileta avioni janë të rezervuara për datat e fillimit të  janarit të vitit 2024.

/Gazeta Neutral.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *