Një nxënës 7-vjeçar kanoset me thikë nga një nxënës 15-vjeçar në shkollën fillore “Bajram Curri” në Istog

Në shkollën fillore “Bajram Curri”, një nxënës nga 7-vjeç është kanosur me thikë nga një nxënës 15 vjeçar.

Rasti ka ndodhur para disa ditësh në hapësirat e shkollës, ku siç mëson Telegrafi, nxënësi 14-vjeçar ka filluar ta zhveshë 7-vjeçarin, duke e kanosur me thikë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zyra për media e Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës.

Me datën 25.10.2023, Stacioni Policor Istog, ёshtё informuar se në oborrin e shkollën fillore “Bajram Curri” në Istog, i dyshuari kishte kanosur me brisk viktimën ( qё tё dy tё mitur), dhe nxënës të kësaj shkolle. Lidhur me rastin në prezencë të prindit dhe zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale është intervistuar i dyshuari si dhe në prezencë te prindit është bashkëbiseduar me viktimën. Mjeti i mpreht (Brisku) është konfiskuar. Nuk ka pasur të lënduar”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Lidhur me rastin është deklaruar edhe drejtori i Shkollës fillore “Bajram Curri”, Mustafë Blakaj.

Ai për mediumin lokal të Istogut, RTV Fontana u shpreh se kanë ndërmarrë të gjitha masat, ndërsa konfirmoi se nxënësit i është marrë thika.

“Fatmirësisht rasti ka përfunduar pa ndonjë te keqe, mjerisht rasti ka ndodhë rreth orës 12:00. Në ora 12:00 ka ardhë një nxënës në drejtori dhe ka thënë një nxënës më ka sulmuar me brisk, me të marrë lajmi zv,drejtoresha dhe një arsimtar ka shkuar në vendin e ngjarjes. Nxënësi në fillim nuk ka pranuar që ka brisk, briskun e kishte lënë në autobus e kemi marrë briskun dhe nxënësin kemi sjellë në drejtori dhe kemi lajmëruar prindërit. Kemi biseduar, dhe po ashtu kanë ardhë organet e drejtësisë. Fëmija ka qenë në gjendje të mjerueshme. Rasti po hetohet nga organet policore”, u shpreh ai.

Ndryshe, me urdhër të prokurorit kujdestar për të mitur rasti është iniciuar “Kanosje”, i dyshuari pas intervistimit është liruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *