Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në Institut.
Dëshmitarë nga vendngjarja kanë siguruar pamje ekskluzive nga aksidenti.
Një mjet tip Ford ka përplasur një burrë rreth të 60-tave në rrugë.
Ai gjendet i shtrirë në rrugë, i gjakosur në pjesën e fytyrës.
Rrethanat e aksidentit nuk janë bërë ende me dije.
Është ende e paditur gjendja shëndetësore e të plagosurit pasi ambulanca nuk ka mbërritur akoma në vendngjarje.