Nuk i ndahet të dashurit, ashensori e zbulon Megi Pojanin

Tashmë nuk është një sekret raporti i Megi Pojanit me futbollistin e kombëtares shqiptare, Endri Cekici.

Ata dy u kapën ‘mat’ nga postimet e bëra në të njëjtin vend përgjatë pushimeve tropikale që realizuan bashkë javë ma parë.

E mesa duket, lidhja po vazhdon për mrekulli.

Megi po merr rrugë shpesh drejt Turqisë, aty ku Endri jeton për shkak të punës si futbollist në një prej ekipeve turke.

Në një prej shkrepjeve të fundit, mbishkrimet turke e kanë “tradhtuar” bukuroshen.

Burime të Prive.al bëjnë të ditur se bëhet fjalë saktësisht për bllokun e ndërtesave në  Turqi ku jeton futbollisti.

Ndërkaq, as njëri e as tjetri, të paktën deri tani, nuk kanë pranuar që të prononcohen për lidhjen e tyre publikisht, përkundër se as nuk janë fshehur sepse mund të tregoheshin mjaftueshëm të vëmendshëm për detajet! /Prive.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *