Një pjesë e kryeqytetit ende pa ujë të pijës, ujësjellësi beson në përmirësimin e situatës

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se vazhdon furnizimi me ujë të pijshëm përmes autobotëve, në Kishnicë, Hajvali, Graçanicë, Llapnaselë, Preoc, Veternik, Qendra e Paraburgimit në Hajvali, Mati 1, rruga” B, rruga” C”, rruga” Holgen Pedersen.

Kompania njofton se masat që janë duke i ndërmarrë bazuar në rekomandimet e IKSHPK, janë zvogëlimi i sasisë së ujit nga ky resurs me qëllim të trajtimit më të mirë, përcjellja e vlerave të manganit, mirembajtja e fazave të trajtimit, si dhe kujdes i shtuar në procesin e trajtimit sipas procedurave stardardeve operative.
“Kujdes i shtuar në procesin e dezinfektimit; shpërlarja e rrjetit shpërndarës të gypave magjistral dhe segmenteve të vogla, qytetarëve në zonat e prekura nën përcjellje të vazhdueshme po iu sigurohet uji higjienik. Po besojmë që situata do përmirësohet shpejt. Nuk ka vend për shqetësim. Gjithçka është duke u monitoruar”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *