Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka publikuar të dhënat që sipas saj, Qeveria ka dështuar në qindra projekt kapitale.
Bajrami përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se prej vetëm 29 për qind e projekteve kapitale janë realizuar për nëntë muaj.
“Pra derisa Qeveria me 30 shtator në Bilancin Bankar Bruto i ka pasur 638 milionë Euro, janë qindra projekte kapitale të cilat ishin paraparë të realizohen në vitin 2023, por sipas raportit ato as nuk kishin filluar deri me 30 shtator të këtij viti.” – ka shkruar ajo.
Më tej, ajo ka përmendur ministritë dhe numrin e projekteve të cilat nuk kanë filluar deri më 30 shtator.
Postimi i plotë:
Qindra projekte kapitale të dështuara nga Qeveria
Sipas raportit nëntëmujor financiar të buxhetit të Republikës së Kosovës, Qeveria e vendit me 30 shtator i ka pasur në bankë 638 milionë euro. Prej rreth 900 milionë Euro sa janë të alokuara dhe të rialokuara për investime kapitale vetëm 263 milionë ose 29% ishin realizuar.
Pra derisa Qeveria me 30 shtator në Bilancin Bankar Bruto i ka pasur 638 milionë Euro, janë qindra projekte kapitale të cilat ishin paraparë të realizohen në vitin 2023, por sipas raportit ato as nuk kishin filluar deri me 30 shtator të këtij viti.