Erërat e forta thyejnë xhamin e një dritare në Prishtinë, zjarrfikësit intervenojnë në Ulpianë

Erëra të forta kanë përfshirë Prishtinën, me c’rast kanë shkaktuar edhe pasoja.
Lexuesit e Gazetës Neutral, kanë raportuar në redaksi se në lagjen “Ulpiana” është thyer xhami i dritares te një objekt banesor.

Për të evituar rrezikun që kanoset ndaj kalimtarëve, kanë intervenuar zjarrfikësit.

Ndryshe, mot i lig ka kapluar Shqipërinë nga stuhia “Ciaran” ku për pasojë është shënuar një viktimë dhe disa të lënduar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *