Sot bëhen 3 vite që kur Dhomat e Specializuara në Hagë bënë publike aktakuzën kundër ish-krerëve të UÇK-së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Në një intervistë për Euronews Albania, Bekim Çollaku, ish-ministër i Integrimit Evropian dhe ish-këshilltari i Thaçit tha se nuk ka asnjë provë dhe asnjë dëshmitar që të vërtetojë akuzat që janë ngritur ndaj ish-krerëve të UÇK.
“Bazuar në ato që kam parë në seancat e hapura publike, një gjë është e sigurt; asnjë nga ata që kanë dëshmuar deri sot nuk i kanë shërbyer provave të cilat duhet të dëshmonin akuzat e prokurorisë. E njëjta gjë është edhe për dëshmitarët e seancave të mbyllura, asnjë nga ata nuk i përfshin Thaçin dhe të tjerët në krimet e aluduara. Por publiku nuk ka transparencë për këtë proces se seancat po mbahen të mbyllura” THA AI.