Janë arrestuar katër shqiptarë në Gjermani për trafikim droge.
Autoritetet gjermane kanë sekuestruar 8 kg drogë, gjatë kontrolleve në lindje të qytetit të Leipzing javën e kaluar. Më tej gjurmët i çuan policët edhe në Rostack, ku gjetën rreth 1300 bimë kanabisi në një objekt. Janë lëshuar urdhrat e arrestit për katër shqiptarë, një 28-vjeçar dhe një 30-vjeçar që u kapën në Leipzing dhe një 45-vjeçar dhe një 31-vjeçar që u kapën në Rostack.
Gjithashtu, një gjerman 58-vjeçar u arrestua përkohësisht, por tashmë ishte liruar me urdhër të prokurorit publik. Kur u pyet nga LVZ, një zëdhënëse e policisë nuk ishte në gjendje të përgjigjej se si erdhi shkarkimi i tij. Katër të dyshuarit shqiptarë akuzohen për trafikim të sasive të mëdha të lëndëve narkotike dhe aktualisht ndodhen në burg./TCH