Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu, në trevjetorin e publikimit të aktakuzës ndaj ish-krerëve të UÇK’së, ka thënë se këto tri vjet janë padretësi.
Musliu në një postim në Facebook ka shkruar se “Gjykata speciale u themelua për t’i zbardhur pretendimet e Dick Martit e jo për qerime hesapesh personale e politike”.
“Një thënje e urtë thot: “Mos i vrisni luanët e vendit tuaj, sepse do ju shqyejnë qentë e armikut tuaj”. Kosova sot në mungesen e këtyre luanëve po sulmohet çdo ditë nga qentë armikut.”
“Liri për çlirimtarët”, ka shkruar ajo.