OKB paralajmëron situatë katastrofike për fëmijët në Gaza

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar për një situatë “katastrofike” për fëmijët në Gaza, pasi bombat izraelite goditën një shkollë që përdorej si strehë.

Më shumë se 40% e të vdekurve në Gaza pas gati katër javësh lufte ishin fëmijë, tha OKB, me 3,900 viktima të raportuara fëmijë, dhe 1,250 të tjerë të zhdukur dhe të nën rrënojat e ndërtesave të bombarduara.

Ndryshe, presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ka komunikuar me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Michael konfirmoi solidaritetin e fortë të BE-së ndaj Izraelit, pas sulmeve të tmerrshme të Hamasit më 7 tetor. Gjithashtu ai bëri thirrje që të gjithë pengjet të lirohen menjëherë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *