Kurti e ministri Çeku në shtëpinë e Arianit Kocit për pite me spinaq

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Kulturës Hajrullah Çeku kanë qëndruar për vizitë sot tek shtëpia e avokatit të njohur Arianit Koci.

Koci tha se ata kanë shkuar për ta takuar babanë e tij, kompozitorin e njohur Akil Koci.

Pitën me spinaq më të mirën në Kosovë dhe më gjerë, e bën Merita.

Ky ishte konkluzioni i përbashkët i të gjithë neve, në krye me kryeministrin Kurti dhe ministrin Çeku.

Natyrisht, vizita në konakun e Kocve e kreut të qeverisë Albin Kurti ishte respekti ndaj babës, kompozitorit Akil Koci.

I nderumi të nderon!”, shkroi avokati.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *