Një 55-vjeçar nga Ferizaj është arrestuar pasi i ka shkaktuar dhunë fizike gruas së tij.
Në njoftimin e policisë thuhet se gruaja 45-vjeçare është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.
“Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit policor të Njësisë së Dhunës në Familje, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘Dhunë në familje & Lëndim trupor’”, thuhet në njoftim.