Puthja e çuditshme e ministrave në samitin e BE-së shkakton polemika – VIDEO

Ministri i Jashtëm i Kroacisë ka nxitur polemika me përshëndetjen që i ka bërë homologes së tij gjermane duke i dhuruar një puthje në një takim të ministrave të Bashkimit Evropian në Berlin të enjten.

Gordan Grlic-Radman shtrëngoi duart me ministren e jashtme gjermane Annalena Baerbock, e më pas u përkul për ta puthur.

Ai është kritikuar në disa media kroate, me aktivisten e të drejtave të grave, Rada Boric, e cila e ka përshkruar situatën si “shumë të papërshtatshme”.

Grlic-Radman e ka mbrojtur veten duke thënë se ishte “afrim i ngrohtë, njerëzor me një kolege”. Ai shtoi se “ndoshta ishte moment i sikletshëm” dhe kërkoi falje “për këdo që e mori në atë mënyrë”.

Baerbock nuk e ka komentuar këtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *