Rihapet linja hekurudhore Hani i Elezit – Fushë Kosovë, Kurti: Vlera e investimeve mbi 160 milionë euro

Është mbajtur ceremonia e përurimit të tuneleve 6 dhe 7 dhe rihapja e linjës hekurudhore Hani i Elezit – Fushë Kosovë.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në ceremoninë e përurimit u shpreh se sot është një çast vendimtar për hekurudhën transmeton Telegrafi.

“Sot po e shënojmë një çast vendimtar për hekurudhën në Kosovë. So po përurojmë rindërtimin e linjës 10 që bën lidhjen e Hanit të Elezit dhe Fushë Kosovës. Po hapim dy tunele, njëri me gjatësi 262 metra, dhe tjetri me gjatësi 122 metra, që kanë qenë të shembur tërësisht”, tha ai.

Kurti foli edhe për vlerën e investimeve të këtyre projekteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *