Zëdhënësja e Komunës së Mitrovicës, Sofije Rushiti ka organizuar aheng familjar me rastin e martesës së saj.
Përveç muzikës e tupanave, në dasëm u dëgjuan edhe krisma armësh.
Nga pamjet e publikuara nga vet zëdhënësja Rushiti në llogarinë e saj në Facebook, shihen dasmorët duke vallëzuar e disa prej tyre duke ia shkrepur edhe armës.
Pavarësisht thirrjeve të Policisë që të mos festohet me armë duket se disa qytetarë nuk duan t’ia dinë kur bëhet fjalë për dasmën e tyre, pavarësisht se rrezikojnë familjarët dhe të ftuarit e tjerë.