Rasti i Badocit: Çfarë ndodh nëse keni pirë ujë me mangan? 

Vlerat e manganit po bien, por uji i liqenit të Badocit vazhdon të jetë i papijshëm.

Analizat për të bëhen çdo mëngjes, dhe secilën ditë rezultatet ndryshojnë varësisht prej kushteve të motit. Shiu e era do të ishin të mirëseardhura për të rregulluar nivelet e këtij metali.

E nëse dikush gabimisht ka pirë ujë me mangan nuk duhet të shqetësohet. Përveç në rastet kur konsumohet për 10 ditë me radhë, e po ashtu nëse vlera e tij në ujë do të ishte një gram. E uji megjithatë mund të përdoret për çështje higjienike, dhe faturimi për kryeqytetasit do të vazhdojë njësojë, njofton Klan Kosova.

Në zonat e Prishtinës ku nuk pihet uji, KRU “Prishtina” me rotacion dërgon autobotet për t’i furnizuar qytetarët.

Rreth 25% e kryeqytetit dhe 10% e Graçanicës me fshatrat përreth, furnizohen nga Liqeni i Badocit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *