Përfundon seanca ndaj Kilajt, gjykata lë vendimin për një seancë tjetër

Sot para Dhomave të Specializuara në Hagë, është paraqitur, ish-kryetari i Komunës së Malishevës, Isni Kilaj.

Gjatë seancës, prokurori i rastit ka thënë se gjatë kontrollit të banesës së Kilajt, ZPS-ja gjeti materiale që lidhet me dëshmitarët dhe ato janë konfidenciale e të cilat nuk do të duhej që ai t’i mbante.

“Provat tregojnë që Kilaj është përgjegjës në pengimin e personit zyrtar dhe shkelja e fshehtësisë së procedurës penale.” – ka thënë prokurori.

Nga ana tjetër, në seancës është deklaruar edhe avokati i Kilajt, Brien Edëards, ka bërë të ditur se ndaj klientit të tij nuk ka aktakuzë, duke kërkuar kështu lirimin e tij.

“Në qoftë se do të bëhet siç thotë prokuroria, ai duhet të pres derisa të bëhet aktakuza, derisa të konfirmohet pra vendimi, i ndaluar, larg nga shtëpia, larg nga familja e tij, ai do të vazhdojë të jetë në një situatë të cenueshme, larg nga shtëpia e tij, nga ku u mor më 2 nëntor”.

“Ai duhet të pres derisa prokuroria të përfundojë hetimet e veta dhe pastaj të hartojë aktakuzën dhe pastaj ta paraqesi aktakuzën dhe ndërkohë ai nuk mund të bëjë asgjë që ta detyrojë prokurorinë që ta përshpejtojë këtë proces.” – është shprehur ai.

Në fund të seancës gjyqtari njoftoj që nuk e ka vendimin gati në lidhje me kërkesë e prokurorit për masën e paraburgimit për Kilajn.

Gjyqtari tha që do të thërret seancë tjetër dhe të hënën merret vendimi për Kilajn.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *