Aksidenti me fatalitet në Veternik, SHSKUK me njoftim: Njëri nga të lënduarit është në gjendje të rëndë

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar ka dalë me një komunikatë për media për të njoftuar për gjendjen e të lënduarve nga aksidenti që ndodhi në mesnatë në Veternik.

ShSKUK ka bërë të ditur se pavarësisht përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor, njëri nga të aksidentuarit që ka ardhur në gjendje të rëndë shëndetësore, ka ndërruar jetë.

Tutje njoftohet se njëri nga të aksidentuarit është në gjendje të rëndë.

“Një tjetër i aksidentuar vazhdon të jetë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe është transferuar për trajtim të mëtejmë në Mjekimin Intensiv Qendror-QKUK”, thuhet në njoftim.

Po ashtu bëhet e ditur se trajtimin po e vazhdojnë edhe dy të lënduar të tjerë.

“Dy të aksidentuar të tjerë po vazhdojnë trajtimin mjekësor, njëri në Klinikën e Kirurgjisë Torakale dhe tjetri në atë të Neurokirurgjisë”.

“Një person pas ndihmës dhe trajtimit emergjent mjekësor është liruar për në shtëpi”, bën të ditur ShSKUK-ja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *