Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndodhur një grabitje në fshatin Bërrnicë të Poshtme në Prishtinë.
Sipas policisë, një person ka raportuar se disa persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur stoli ari dhe para të gatshme.
Rasti është duke u hetuar.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur stoli ari dhe para të gatshëm. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.