Gazetari Milaim Zeka ka folur për biznesmenin që ndërroi jetë, Lulzim Kryeziu.
Zeka thotë se brenda 24 orëve në Kosovë kanë ndodhur gjëra të tmerrshme në Kosovë.
Ai përmend arrestimin e Isni Kilajt nga Gjykata Speciale.
Tutje Zeka përmend vetëvrasjen e bisnesmenit të Shell Petrolit, Lulzim Kryeziut, i cili kërkon nga gazetarët të shkojnë të flasin me prokurorin e rastit, pasi njëri prej shkaktarve kryesor të vetëvrasjes së Kryeziut, sipas Zekës, është prokurori i rastit.
“Rastin e ka kualifiku prej një ndalimi të ofrimit të dy personave, në kërcënim dhe e ka arrestu njerin, e kanë çu në burg pa asnjë fakt, pa asnjë argument, 4 muaj dhe ka ra në depresion”, thotë ai.
Zeka ndër tjera përmend edhe argumentin e Prokurorit për Kryeziun.