Një përplasje e ashpër mes opinionistës së Big Brother VIP Kosova 2, Anita Haradinaj dhe prezantuesit të këtij spektakli, Alaudin Hamiti ka elektrizuar studion e këtij spektakli.
Gjithçka nisi pasi Anita ofendoi rëndë njërin nga banorët e shtëpisë, Ganiun me fjalët “këqyre veten në pasqyre sepse Brikenda është 2 metra vajzë”, kur po përflitej për marrëdhënien mes kësaj dyshe.
Ishte Alaudini ai i cili nuk la që debati të vazhdonte, teksa ia tërhoqi vërejtjen opinionistes për ofendimin e bërë.
“Oh Alaudin, se edhe një herë të kam thënë, a jam opinioniste unë a ti”, u shpreh ajo, ndërsa debati kaloi mes tyre.