50 persona dyshohet të kenë humbur jetën pasi një varkë është mbytur në një lumë në Pakistan.
Mediat lokale kanë raportuar se shumica e viktimave dhe të humburve janë gra dhe fëmijë.
Varka mbante më shumë se 100 persona ku pjesa më e madhe u shpëtuan.
Ata po kalonin lumin Indus ku do të merrnin pjesë në një dasmë në Sadiqabad.
Sipas Daily Mail, të gjithë personat në varkë kanë qenë pjesë e një familjeje. Saleem Assi, një zyrtar vendas, tha se dhëndri ishte mes personave të shpëtuar, ndërsa është ende e paqartë nëse nusja mbijetoi.