Abelard Tahiri e Arben Gashi flasin në telefon me njëri-tjetrin para seancës

Dy shefat e grupeve parlamentare, Arben Gashi i Lidhjes Demokratike (LDK) dhe Abelard Tahiri i Partisë Demokratike (PDK) janë parë duke zhvilluar një telefonatë me njëri-tjetrin para fillimit të seancës ku kryeministri Kurti po raporton për dialogun Kosovë-Serbi.

Derisa të dy ndodheshin në seancë, ata po diskutonin me njëri-tjetrin përmes telefonit, tregojnë pamjet e publikuara nga Kuvendi i Kosovës.

Pas mbylljes së telefonatës, të dy afrohen dhe ia zgjatin dorën njëri-tjetrit dhe vazhdojnë diskutimet.

Arben Gashi, në një deklarim për Kallxo.com, tha se me Tahirin ka folur për seancën e sotme plenare.

“Më pyeti nëse e di se si do të fillojë seanca, a me raportimin e kryeministrit apo me folë dikush prej opozitës në fillim”, ka thënë shefi i GP të LDK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *