“Big Brother sapo ka filluar”, është kjo fraza më e dëgjuar nga opinionistja e BBVK 2, Anita Haradinaj. Por, përveç kësaj fjali të stërthënë nga moderatorja, së fundmi ajo ka ‘goditur’ edhe me një deklaratë.
“Për televizion nuk ia jap dorën kërkujt”, ka thënë Anita Haradinaj teksa po fliste për atë se çka i ka thënë bashkëshorti i saj pas vendimit për të qenë sërish në rolin e opsioninste në Big Brother.
“Unë e kam sqaru edhe tek Dance, Ramushi më ka thënë, bo çka dush se ti e dinë televizionin, kështu që edhe tek Big Brother kur kam ardhë prapë njësoj ka reagu, pastaj, ne në televizion jemi njohur, televizioni nuk është diçka e re për mua dhe ai kolltuku që e kam nuk është i pamerituar. Kam 24 vjet që punojë në televizion dmth edhe me sy mbyllur bëjë gjithçka në televizion, kam punu në terren, kam punu krejt llojet e emisioneve dhe për televizion nuk ia jap dorën kërkujt hiç”, u shpreh ajo në njërin prej emision të Klan Kosovës me 24 tetor.
Ndërkohë e pyetur nëse Ramush Haradinaj e shikon, ajo është shprehur “Nuk ka kohë realisht, pastaj spektakli po zgjatë … veç nga komentet e njerëzve ku ai qarkullon në bazë të axhendës më ka thënë që nuk e di çka je tu bo aty por për të mirë po të kometojnë, kështu që në rregull jam”, deklaroi ajo.