Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku në fjalën e tij në Kuvend ka thënë se çuditërisht Kryeministri i Kosovës e ka pranuar Asociacionit në një kohë të çuditshme sic ka thënë ai.
“Në thelb, Kryeministri i Kosovës, ka bërë atë që kishim paralajmëruar se do ta bënte që në shkurt të këtij viti. Pra do të pranojë Statutin e Asociacionit, që shumica e sotme i ka dhënë dikur emrin Zajednicë. Përkundër refuzimit të vazhdueshëm nga atëherë se ky pranim po ndodhte, Statuti i Asociacion na vie çuditërisht një muaj pas sulmit terrorist në Banjskë” ka thënë ai
“Them çuditërisht, sepse, mu atëherë kur pritjet tona ishin që beteja kundër terrorizmit do të shfrytëzohej në përballjen diplomatike, ne jo vetëm që mbetëm me sanksione, jo vetëm se Serbia nuk u sanksionua për organizimin dhe mbështetjen terroriste; porse ne, së bashku me ta, pranuam Statutin e Asociacionit. Dhe ende jemi në sanksione. Debakël më të rëndë diplomatik nuk mund të kesh” ka shtuar ai.
Tutje Abdixhiku ka thënë se Kurti megjithatë ka bërë mire që ka lëvizur nga pozicioni refuzues por ka shfaqur një dyshim.
“Tani unë s’them se Asociacioni Kushtetues s’duhej bërë. Përkundrazi, them që keni bërë mirë që nga pozicioni i juaj refuzues, keni arritur në atë pranues; nëse gjithmonë bëhet fjalë për Asociacion Kushtetues e jo autonomi” ka theksuar ai.
“A ndodhë ky debakël për shkak të relacioneve të ngurta që kemi me ndërkombëtarët, apo sepse ndërkombëtarët nuk na dëgjojnë, kjo është tjetër temë. Historia e lavdishme e popullit të Kosovës në momente të tilla historike na mëson se ne kemi ditur që dhe kundërshtarët t’i bëjmë për vete me kohë. Natyrisht, kjo s’është bërë asnjëherë me një Kryeministër të mbyllur, e as me një Ministre të Jashtme që tallë superfuqi. Është bërë me urtësi” ka shtuar Abdixhiku.