Jeta Statovci ka publikuar një foto nga negociatat e zhvilluara me sindikatën e Trepçës.
Deputetja e Partisë Guxo ka thënë se minatorët do të kenë kushte më të mira të punës dhe adresim të shqetësimeve të tjera.
“Përshëndes ndërprerjen e greves nga minatoret e Ndërmarrjes “Trepça” dhe kthimin në punë drejt funksionalizimit të plotë. Minatorët do të kenë kushte më të mira pune, paga të sigurta dhe në kohë, dhe adresim të shqetësimeve tjera.
Sektori minerar është një nga objektivat e mëdha të Qeverisë së Kosovës dhe presim punë e reforma të mëdha në vijim. Minatorët kanë qenë, janë dhe gjithmonë do të jenë sinonimi i punës e rezistencës në Kosovë” shkruan Statovci në njoftim.