Marrëveshja për dalje nga greva të minatorëve parasheh shpalljen e konkursit për kryeshef ekzekutiv

Pas 10 ditësh ka përfunduar greva e minatorëve të Trepçës, pas arritjes së marrëveshjes mes tyre dhe zyrtarëve të Qeverisë dhe Bordit Mbikqyrës të ndërmarrjes.

Në shkëmbimin e letrave mes minatorëve dhe Bordit Mbikqyrës të “Trepça” Sh. A., konfirmohet arritja e kësaj marrëveshje që parasheh edhe shpalljen e konkursit për kryeshef ekzekutiv, që nënkupton largimin e atij aktual që ushtron këtë detyrë si ushtrues detyre.

Në përgjigjen e Bordit ndaj letrës së minatorëve thuhet se ky organ pajtohet me 3 kërkesat e minatorëve e që janë: paga në datat 06-10 të muajit, të shpallet konkursi për kryeshef ekzekutiv, të përmirësohen kushtet e punës, kurse pika e 4 tërheqja e vendimeve gjatë grevës, bordi shkruan se do t’i trajtojë.

Më poshtë u sjellim letrat e shkëmbyera:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *