Policia e Kosovës, ka njoftuar se në fshatin Karaçevë, është ndaluar një person i nacionaliteti serb.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, i njëjti ka kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Republika e Kosovës.
Ndërsa, në raport thuhet se me vendim të gjykatës i dyshuari është deportuar për në shtetin e Serbisë.
Ky është njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
“Fshati Karaçevë 01.11.2023 – 22:00. Është ndaluar i dyshuari mashkull serb shtetas i Serbisë, pasi që i njëjti ka kaluar ilegalisht kufirin Serbi-R. Kosovë. Me vendim të gjykatës i dyshuari është deportuar për në shtetin e Serbisë.”