Grabitje e armatosur te “Hib Petrol” në Ferizaj: Shkëmbim zjarri mes hajnave dhe Policisë

Pompa e derivateve “Hib Petrol” në Ferizaj ishte cak i një grabitje të armatosur që ndodhi mëngjesin e sotëm, ku pati edhe shkëmbim zjarri nga ana e hajnave dhe policëve që intervenuan në vendin e ngjarjes. Si në filma, hajdutët gjuajtën në drejtim të Policisë dhe arritën të largoheshin.

Sipas informacioneve të para, posa patrulla e policisë ka arritur në vendin e ngjarjes, të dyshuarit kanë filluar të shtënë me armë të gjata në drejtim të veturës së policisë, duke e dëmtuar në masë të madhe veturën zyrtare, mirëpo dy policët që ishin brenda nuk kanë pësuar lëndime.

Nga Policia e kanë konfirmuar rastin për Sinjalin dhe kanë bërë të ditur se ka pasur shkëmbim zjarri, teksa katër të dyshuarit kanë ikur.

“Ndërsa shkëmbim zjarri kishte edhe nga ana e zyrtarëve policor, mirëpo të dyshuarit kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes me një veturë dyshohet karavan ngjyrë teget,  në drejtim të panjohur dhe në veturë dyshohet se ishin 4 persona me armë të gjata.

Ekipe të policisë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes në asistim të patrullës së policisë.

Rasti është cilësuar “Tentim vrasje, Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe grabitje e armatosur”” – thuhet në përgjigjen e Policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *