Sot në vendin tonë pritet fillimisht të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat më të shtuara do të jenë në perëndim të vendit apo në Rrafshin e Dukagjinit, ku nuk përjashtohet mundësia për ndonjë reshje të izoluar shiu.
Menjëherë gjatë pasditës dhe mbrëmjes do të kemi kalimin e shpejtë të sistemit frontal nga perëndimi i vendit, i cili do të sjellë rrebeshe shiu, lokalisht të vrullshme, të shoqëruara me shkarkesa elektrike.
Sistemi do të jetë më i fuqishëm në perëndim të vendit, ndërsa duke vazhduar drejt lindjes do të fillojë të humbasë intensitet