Prokuroria deklarohet për vdekjen e biznesmenit Lulzim Kryeziu

Biznesmeni Lulzim Kryeziu po dyshohet se sot është vetëvrarë. Detaje për rastin për Insajderin ka dhënë bashkëpunëtori profesional në Prokurorinë Themelore të Gjakovës, Hekuran Batusha. 

Batusha i tha Insajderit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.

Ndërkohë shtoi se rasti në prokurori është duke u hetuar si “hetim i vdekjes”.

“Ju njoftojmë se lidhur me këtë rast Prokurori i Shtetit ka dal në vendin e ngjarjes dhe trupi i pajetë i viktimes është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Ky rast është duke u hetuar si Hetim i vdekjes“, ka thënë ai. 
Rastin për Insajderin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Malishevës, Sheremet Elezaj

Sot rreth orës 15:20 kemi pranuar informatë se në fshatin Mleqan-Malishevë, viktima mashkull i moshës madhore është gjetur i varur në një objekt biznesi familjar. Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësorë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit në koordinim me të cilit janë duke u ndërmarrë të gjitha veprime e nevojshme hetimore”, ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *