Dafina Zeqiri nuk ka të ndalur.
Këngëtarja e njohur së fundmi ka nisur një ”spastrim” të Instagramit të saj duke larguar papritur shumë emra të njohur, prej të cilëve me disa kishte edhe bashkëpunim.
Është vënë re se ”fshesa” e Dafinës ka kapur edhe Noizyn. Ajo nuk ndjek më reperin në Instagram dhe anasjelltas.
Kohë më parë ata nuk kishin raporte aspak të mira të cilat kishin degraduar edhe në dissa të ashpër në këngët e tyre por më vonë rregulluan çdo gjë duke sjell edhe një bashkëpunim muzikor.
Por tani nuk dihet se çfarë ka ndodhur apo bëhet fjalë për thjesht një ndryshim në jetën e Dafinës, për të cilën u raportua se është drejt altarit me të dashurin e saj, Kreshnik Gjergji.