Përparim Rama: Kazerma “Adem Jashari” do të kyçet në Termokos

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se kazerma “Adem Jashari”, shumë shpejt do të kyçet në Termokos, shkruan Insajderi. 

“Kazerma “Adem Jashari” do të kyçet në Termokos, ku pjesëtarët tanë të Forcës së Sigurisë të Kosovës do të marrin shërbimin e mjaftueshëm dhe cilësor të ngrohjes!”, shkroi ai në Facebook.

Sipas tij kjo u arrit fal votës së këshilltarëve komunalë që votuan pro subvencionimit prej pesë milionë eurove të Termokos-it.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *