Deputeti i Vetëvendosjen, Eman Rrahmani thotë se rezoluta e opozitës për ta futur në rend dite debatin parlamentar për minatorët, dhe Policinë, nuk ofron zgjidhje reale.
Ai ka thënë që me ndryshimin e ligjeve, mund të bëhet edhe përmirësimi i sektorëve publik.
“Rezoluta nuk ofron asnjë zgjidhje praktike ose reale, ajo është një diskutim dhe një qëndrim i Kuvendit, i cili në praktik nuk e ndryshon situatën. Duhet me fillu me u angazhu me ndryshimin e ligjeve, me plotësimin e tyre, për përmirësimin e gjendjes reale edhe për policët, por edhe për sektorë të tjera të cilat kanë nevojë të përmirësohen”, deklaroi ai.
Megjithatë, Rrahmani thotë që kërkesat e minatorëve janë të drejta.
“Është shumë e rëndësishme që edhe greva tek minatorët të përfundoj dhe të arrihet marrëveshja mes menaxhmentit të Trepçës, por edhe duke jep kontributin edhe ne si deputetë, edhe si Qeveri, sepse kërkesat e minatorëve atje janë kërkesa të drejta”, deklaroi ai.
Ani nuk hedh poshtë mundësinë se partitë këto greva, mund edhe t’i përdorin për përfitime politike.
“Natyrisht edhe opozita, edhe në politikë aktivitetet kanë për qëllim edhe përfitimet politike, mendoj dhe më pengon jashtëzakonisht shumë kur gjithçka çka është për poenë politik shfrytëzohet në kurriz të tjerëve. Mendoj që nuk duhet t’i shfrytëzojmë policinë, as minatorët, por të ofrojmë zgjidhje që të dalin prej situatës”, deklaroi ai.