Fillojnë bisedimet për ndërprerje të grevës së minatorëve

Minatorët e Trepçës i kanë filluar diskutimet me menaxhmentin e kësaj ndërmarrje për ndërprerjen e grevës.

Lajmin për Tëvë1 e kanë konfirmuar burime brenda Trepçës.

Sipas këtij burimi, grevistët kanë kërkuar mosndëshkimin e tyre dhe mosndaljen e mëditjeve për ditët e grevës.

Minatorët e kanë filluar grevën e urisë dhjetë ditë më parë me kërkesë për realizimin e pagave pa vonesa, pagesën e shujtave, shkarkimin e UD. të Kryeshefit dhe kërkesa tjera në përmirësimin e kushteve të punës.

Gjashtëmbëdhjetë minatorë të cilët po qëndrojnë në grevë në Trepçë kanë kërkuar trajtim mjekësor të enjten.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *