Arrestohen dy kosovarë në Maqedoni, kontrabanduan emigrantë nga Siria

Ministria e Brendshme në Maqedoni të Veriut ka njoftuar se ka arrestuar dy kosovarë, të cilët dyshohen se kontrabanduan emigrantë nga Siria.

Sipas njoftimit, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Kalim Kufitar dhe Vëzhgim Kufitar Bogorodicë i kanë ndaluar të dyshaurit G.Z., (20) dhe D.M.,(19), të dy nga Kosova.

Gjatë kontrollit në automjetin “Volkswagen Turan” me targa të Kosovës, i cili është drejtuar nga Z.G, ndërsa M.D ka qenë bashkudhëtar, janë gjetur shtatë emigrantë nga Siria.

“Ata janë ndaluar në Stacionin Policor Gjevgjeli dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me prokurorin publik ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *