Avokati Gazmend Halilaj në një intervistë për Neutral.al ka komentuar arrestimet dhe gjykimet e Gjykatës Speciale, ku ai e ka vlerësuar si të drejtë pasi që, sipas tij, Specialja nuk po e gjykon UÇK-në por “skuadrat vrastare”.
“Unë mendoj se tentativat që po njolloset dhe po dëmtohet UÇK-ja, ose që Gjykata Speciale është raciste, jo po e dënon luftën çlirimtare, duhet të konsiderohen si gënjeshtra të shekullit. Jo, me UÇK-në nuk është duke u marrë askush, UÇK-ja e ka pasur aleat NATO-n. Gjykata Speciale është duke i goditur disa klane, disa grupe, disa skuadra vrastare të cilët përmes vrasjeve kanë ardhur në pushtet përmes frikësimeve, përmes ozopimeve, përmes kidnapimeve. E kanë mbajtur pushtetin, e kanë vënë në kthetra gjithë sistemin e drejtësisë, gjithë ekonominë, gjithë mekanizmat, gjithë politikën”, është shprehur ai.
Tutje, sipas Halilajt, rëndësia e Gjykatës Speciale është e madhe pasi po të mos ishte ajo, ” do të kishte luftë civile”.
/Gazeta Neutral.al/