Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, dëshmitari Predrag Dediq tha se personi emrin Petko Peleviq vdiq nga të rrahurat.
Dëshmitari tha se bashkëshortja e Peleviq, i tha se atij i kishin thyer krahët.
“Vdiq nga të rrahurat, i kishin thyer krahët, kështu tha shoqja e tij dhe ishte i mbuluar me gjak. Ma merr mendja se nga të rrahurat vdiq”, tha Dediq.
Dediq po ashtu tha se këtë gjë ia kishte thënë bashkëshortja e Peleviqit, pas vdekjes së tij.
“Pasi ndodhi ngjarja, nuk jam i sigurt. Pas ngjarjes kur mbaroi e gjithë kjo. Pra kur vdiq, pasi kishte vdekur”, tha dëshmitari.
Dëshmitari tha se nuk iu kujtohet sa kohë pas rrëmbimit të djalit të tij, ia tregoi bashkëshortja e Pekto Peleviqit këtë histori. Tha se ai vetë personalisht nuk kishte parë ndonjë serb të ndaluar në ndërtesën e zjarrfikësve.
Ndërsa se kush ishte përgjegjës për këtë ndërtesë, dëshmitari tha se ia ka ditur edhe emrin edhe mbiemrin, por që tani nuk po iu kujtohet.
Sipas tij, komandanti i Rahovecit, Ismet Tara i kishte thënë dëshmitarit se në atë ndërtesë ishin paraushtarakët. Ndërsa, për Tarën, dëshmitari tha se ishte i Rahovecit dhe i kishte thënë se ishte komandanti i UÇK-së në atë qytet.
A i tha ndonëse Ismet Tara ishte komandant, nuk e kishte pyetur se kush mund të ishte përgjegjës për rrëmbimin e djalit të tij.
“S’e pyeta kush ishte përgjegjës. Unë isha në gjendje të atillë, aq të keqe sa nuk më shkonte në mendje për një pyetje të tillë. Normalisht duhet të pyesja”, tha Dediq.
I pyetur se a ia solli të nesërmen djalin Ismet Tara ashtu siç kishte premtuar sipas dëshmitarit, ky i fundit u përgjigj me ‘jo’ dhe se nuk kishte marrë asnjë shpjegim se pse nuk ia sollën djalin.
“Është mister. Në vend se të vinin tek shtëpia ime, ata nuk u dokën më”, tha dëshmitari.