Ujkani me post të ri te Kosova

Një ditë pas tërheqjes nga futbolli aktiv, portieri Samir Ujkani ka marrë post të ri.

Ujkani, i cili i dha fund karrierës aktive në moshën 35-vjeçare, është emëruar në postin e zëvendësdrejtorit te Përfaqësuesja e Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur FFK-ja të enjten nëpërmjet njoftimit në faqen zyrtare të saj.

Në fakt, Ujkani është pritur nga kreu i FFK-së, Agim Ademi, i cili e falënderoi për kontributin e tij dhe i uroj suksese në detyrën e re.

“I pari i FFK-së i uroj shumë suksese në detyrën e re dhe shprehu mirënjohjen e tij për kontributin e deritashëm. Tutje, presidenti Ademi kërkoi nga ish-portieri i Kosovës angazhim dhe përkushtim maksimal edhe në postin e ri. Nga ana tjetër, Ujkani u shpreh i lumtur për detyrën e re që presidenti Ademi dhe FFK i besuan në Kombëtaren e Kosovës. Ai falënderoi presidentin dhe pohoi se do ta jap maksimumin në këtë pozitë dhe se do të punojë me shumë dashuri e përkushtim për kombëtaren, ashtu siç kishte bërë deri dje në fushën e gjelbër”, ka shkruar ndër të tjera FFK-ja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *