Konjufca: Heronjtë, Zhitia e Fazliu dhanë shembull se okupatori serb s’largohet nga Kosova pa i kapur populli armët në dorë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në 34-vjetorin e rënies së heronjve, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu ka thënë se porosia e tyre ishte që okupatori serb nuk largohet nga Kosova pa i kapur populli armët në dorë.

“Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu dhanë porosinë dhe shembullin me të vlefshëm se okupatori serb nuk largohet nga Kosova pa i kapur populli armët në dorë. Kjo ishte porosia e tyre më e vlefshme dhe më vjen mirë që ata po nderohen dhe respektohen gjithmonë, ne jemi së bashku edhe me kryeministrin edhe me familjarët e dëshmoreve me bashkëpunëtorët e tyre për t’i nderuar ata”, ka thënë Konjufca.

Këto komente ai i bëri pas homazheve të varrezat e tyre bashkë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ai ka thënë se të dy heronjtë kishin vetëdije historike dhe ishin të edukuar e të brumosur me parimet më të shëndosha dhe me idealet më të larta kombëtare.

“Ata përveç se e kishin armën në dorë kundër pushtuesit serb ata kishin mos të harrojmë edhe formim të lartë intelektual, kishin vetëdije historike dhe ishin të edukuar e brumosur me parime më të shëndosha dhe me idealet tona më të larta kombëtare”, ka vijuar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *