Në rrjet është publikuar sot një video që tregon qytetarë të Ukrainës që ulen në gjunjë në anë të rrugës për të nderuar trupat e një nënë dhe fëmijës së saj që u vranë nga raketat e Vladimir Putinit.
Një numër i madh banorësh në Malaya Mochulka u ulën në gjunjë për të nderuar për herë të fundit, ndërsa përcilleshin për në banesën e fundit, 35-vjeçaren Viktoria Rekuta dhe djalin e saj, Maxim Zharyi, shtatë vjeç.
Nënë e bir po shkonin në një klinikë afër qytetit të Vinnytsia-s rreth orës 10:50 të martën, kur u goditën nga raketat e hedhura nga një nëndetëse ruse në Detin e Zi. Mes 24 personave të vrarë në sulmin me raketa ishin edh dy fëmijë të tjerë ndërsa të plagosur mbetën 200 persona të tjerë.
Ksenia Denisyuk, një mik i Viktorias tha për djalin e saj të vogël: “Ai ishte një fëmijë solar dhe i jashtëzakonshëm”.